Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bihar të Indisë pasi ka humbur jetën një vajzë 5-vjeçare pasi ajo është kafshuar nga një gjarpër teksa luante kukafshehti.
Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk ishin në gjendje ta trajtonin dhe ajo humbi jetën.
Raportohet se 40 gjarpërinj u zbuluan në zonë pas incidentit të cilët u futën në thasë për tu larguar nga shtëpia dhe u lëshuan në një pyll aty pranë.