Kryesore

E ka komshie presidenten e Greqisë, shqiptari tregon për jetën e saj

               Publikuar në : 15:50 - 23/01/20 liberale

Gazetari shqiptar Artur Bibe në Greqi ka treguar se presidenten e parë grua që u zgjodh në Greqi e ka fqinje dhe si e njeh ai.

Ai ka thënë për Wake Up, se ajo është shumë popullore në vendin fqinj dhe jeton e çliruar nga ngarkesat negative, pasi emigrantët i sheh si njerëz.

“Presidentja e re banon ne zonen ku mbipopullohet nga shqiptaret, ku nisen autobuset e Shqiperise. Ka cdo dite te beje me shqiptaret, nje shqiptar i pastron shtepine, e kemi komshije. E pinim kafen rregullisht ne te njejtin lokal e vrisja mendjen ku e njoh, pyeta edhe kamarieren, moj ku e njoh une kete, eshte ajo zonja qe vjen me ate plakun. Atje ku ulet te krijon idene e njeriut qe nuk ka probleme, se ketu kryetaret e gjykates ruhen shume dhe presidentja ska levizur me roje, eshte nje teater ngjitur me kafen, shkon atje rregullisht, ka nje mace, ka nje qen. Eshte shume popullore, e cliruar nga te gjitha ngarkesat negative, gjithe emigrantet i sheh si njerez jo si pjese e huaj e komunitetit bile ka bere shume levizje qe te integrohen ne shoqerine greke emigrantet. Edhe si individ eshte njeri pozitiv”, tregoi ndër të tjera, gazetari detaje të jetës së përditshme të presidentes.

Katerina Sakellaropoulou është presidentja e parë femër në Greqi./Gazeta Liberale

<
>
gazetari-bibe Greece-elects-Katerina-Sakellaropoulou-as-first-female-president Katerina-Sakellaropoulo

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back