Aktualitet

E goditi rrufeja teksa peshkonte, humb jetën 46-vjeçari

Shkruar nga Liberale
E goditi rrufeja teksa peshkonte, humb jetën 46-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot  si pasojë e motit të keq. Një peshkatar është goditur nga rrufeja në momentin që ai ishte duke peshkuar në Lagunën e Karavastasë.

Burime zyrtare nga policia thanë se është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima ka qënë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH