Aktualitet

“E gjeta lakuriq”, rrëfimi dramatik i babait të nuses: Vajzën e shihnin mbi 10 burra

Shkruar nga Liberale
“E gjeta lakuriq”, rrëfimi dramatik i babait të nuses:

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” babai i vajzës nga Librazhdi e cila u kap në tradhti bashkëshortore tregon momentin se si e ka gjetur vajzën dhe nëse e njihte djalin që dyshohej se ajo tradhtonte të shoqin.

Ai ka thënë se e ka gjetur vajzën lakuriq dhe në dhomën ku ndodhej shihej nga 10 burra. Babai i vajzës shton më tej se gjendja e të resë ishte e tmerrshme dhe s’mund të përshkruhej me fjalë.

Unë s’e njihja (Flet për djalin që dyshohet se shoqërohej vajza). Punoja me shkëputje te fasoneria në Togëz. Unë se kisha parë kurrë që ata të shoqëroheshin. Vajza sillej mirë me mua. S’kisha parë që vajza të kishte komunikim me të. Ishte hera e parë që e shihja atë fytyrë. Unë e pashë te lokali, mbeti për pak minuta biseduan me zë të ulët me ish-krushkun tim. Vjen ish-vjehrra e gocës dhe thotë që e gjeti Flamuri njeriun që deshi. Unë se kisha parë herë të tjera. Atë natë erdhën xhaxhallarët e krushkut më morën këtu.

Vajza më tha që shko te mami te babi bëj një punë atje. Ok, i thash shko atje dhe hajde. Vajza ishte e fejuar, me celebrim. Po prisnim të bëhej ceremonia martesore. Ekonominë e kemi të dobët dhe kishim rënë dakord që vajza të jepte paratë e rrogës te ne. Vajza kur vinte burri qëndronte atje. Ai më shumë rrinte në emigrim dhe shumë pak këtu. Ai ishte i sjellshëm si djalë. Marrëdhënia e tyre ishte mirë, se çfarë kanë në zemër. Unë e kam parë tmerr vajzën. Pyeta se çfarë ka ndodhur me vajzën. Më erdhi një makinë pa na njoftuar.

Vajzën e kam gjetur të mbështjellë nga brezi e poshtë me peshqir të vogël, e kam gjetur lakuriq. Ishin tre gra dhe ishin burra ata që shihnin vajzën, e shantazhonin, xhaxhallarët e krushkut, kunati i vajzës dhe komshinj”, tha babai i vajzës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH