Showbiz

E fiton Luiz Ejli apo Olta Gixhari? Zbardhet biseda e produksionit të “Big Brother” (dalin ‘sekretet’ e para)

Shkruar nga Liberale

Gara mbetet e ashpër, sidomos mes dy konkurentëve, por e sigurt është se banorët e Big Brother Albania duket se do të vazhdojnë të qëndrojnë gjatë në shtëpi.

Ndjekësit janë tepër kuriozë për të ditur datën e finales së këtij spektakli dhe fituesin.

Më herët u aludua se finalja do të ishte më 16 maj.

Thuhet se shakaja është gjysma e së vërtetës. Së fundmi trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ka publikuar në Instastory një bisedë me moderatoren e programit, Arbana Osmani, ku i shkruan asaj se edhe 3 muaj dhe ky realityshoë mbaron.

Nuk dihet nëse kjo ishte një shaka mes Lori Hoxhës dhe Arbanës, apo ky format do të zgjasë edhe muaj të tjerë.

Gjithsesi, zbulohet se për të qëndruar kaq gjatë duket se është përgatitur vetëm Luiz Ejli. Ky do të jetë edhe ndoshta kurthi që aktorja Olt Gixhari, duke humbur durimin në vazhdim, të vendosë të dalë dhe të humbë garën me këngëtarin.

Kujtojmë se Olta Gixhari dhe Luiz Ejli shihen si dy favoritët kryesorë për fitimin e këtij edicioni në Big Brother.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH