Aktualitet

E fejuara e priste të gjenin shtëpi, 20 vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje

Shkruar nga Liberale
E fejuara e priste të gjenin shtëpi, 20 vjeçari shqiptar

Ai po planifikonte të martohej me të fejuarën e tij, por një aksident me motor i ndërpreu udhëtimin në moshën më të bukur të jetës. Kevin Mustafa vdiq në një përplasje me një makinë teksa po ngiste motorin e tij në zonën e Bergamos.

Kevin Mustafa është 20-vjeçari që vdiq mëngjesin e djeshëm, të martën 11 tetor, ndërsa e fejuara e tij po e priste që të takoheshin. Mediat italiane raportojnë se e fejuara e shqiptarit, Jennifer, po e priste atë pak kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti, pasi të dy po kërkonin një shtëpi ku të banonin pas dasmës . Ata kishin lënë një takim për të vizituar një apartament në Romano di Lombardia, por vajza, duke parë që ai nuk po shkonte, u alarmua. Ajo fillimisht i telefonoi nënës së tij dhe më pas u nis me makinë në drejtim të Terno d'Isola ku mori vesh lajmin tragjik.

Djali jetonte në një komunë në zonën e Bergamos, me nënën e tij Fagny Moreira, me origjinë nga Ekuadori. "Ajo e rriti atë vetë, gjithçka ishte për të” - janë fjalët e një miku të familjes. “Si të gjithë 20-vjeçarët, Kevin donte të ndihej i pavarur. Dhe motori, të cilën ai e kishte dëshiruar aq shumë, i ngjante pak mënyrës së pavarësisë së tij”. Si për ironi i mori edhe jetën.

Mustafa ishte diplomuar në institutin teknik në Dalmine. Më pas puna e tij e parë si teknik në Brembo dhe kohët e fundit ai po fillonte një përvojë të re në Deco të Urgnano.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit që po hetojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit, i riu po lëvizte me motorin e tij dhe po udhëtonte përgjatë rrugës provinciale në via Padre Cesare Albisetti, pikërisht në qytetin ku banonte. Ai po shkonte në drejtim të Terno d'Isola kur, pak para orës 9, do të përplasej me një Citroen që i doli para. Pas humbjes së ekuilibrit, ai u rrëzua në tokë dhe goditja ndaj një Lancia Ypsilon, që vinte nga drejtimi i kundërt i udhëtimit, nuk i dha asnjë shans mbijetese.

Shokët dhe miqtë e tij të shkollës, të pikëlluar nga një vdekje kaq e rëndë mbërritën për homazhe. Varrimi do të kremtohet të enjten në mëngjes. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH