Globi

E ëma vret 13-vjeçaren nga tërbimi, i ati prek me fjalët: Dashuria e babit, e di që nuk do të më lexosh dot, por...

Shkruar nga Liberale
E ëma vret 13-vjeçaren nga tërbimi, i ati prek me fjalët:

Ajo u përpoq të mbrohej nga tërbimi vrastar i nënës së saj, e cila papritur e kapi teksa po kthehej në shtëpi, pasditen e hershme të së shtunës, 18 shkurt në Sulì (Oristano).

Në fund ajo mori 20 goditje me thikë dhe u mbyt nga kablloja e karikuesit të smartfon, në tualet, ku e gjeti i ati.

Një kalimtar kishte ngritur alarmin, duke shpëtuar në trotuar 52-vjeçaren, Monica Vinci, e cila pas vrasjes së vajzës së saj kishte tentuar të vetëvritej duke u hedhur nga dritarja. Tani që 13-vjeçarja Chiara Carta nuk jeton më, babai i saj Piero, 53 vjeç, një oficer policie në zonën ku ai banonte, dhe i ndarë prej kohësh nga gruaja e tij, nuk mund të gjejë paqe. “Humba gjithçka, më hoqi gjithçka dhe atë që ishte më e çmuar për mua”, u përsëriti burri miqve, të afërmve dhe kolegëve.

Edhe avokati pas ngjarjes tragjike bëri një sqarim: “I vetëdijshëm për shqetësimin psikik të gruas. Ajo duhet të ishte e përshtatshme, për kujdestari”.

Për vajzën ishin 10 minuta terror: tentoi të mbrohej, gjë që e dëshmojnë plagët në duar dhe kaosi i gjetur në banjë, ku u befasua nga e ëma. Ajo bërtiti, u përpoq të ikte. Më kot. Gjithçka u konstatua nga policia shkencore, e cila bëri këqyrjen e trupit të 13-vjeçares. Vrasja ka ndodhur në orët e drekës dhe menjëherë më pas gruaja është hedhur nga ballkoni i dhomës së gjumit, duke tentuar të vetëvritet. Ajo pësoi lëndime të rënda në kokë dhe u transportua në spitalin Sassari me kod të kuq. Ajo ka pësuar dëmtime në kokë dhe thyerje të legenit, por nuk rrezikon jetën.

Zemërthyese fjalët që babai Piero i drejtoi vajzës së tij , në rrjetet sociale. "Dashuria e babit, - shkruante ai, - e di qe nuk do te me lexosh dot, por zemra ime do te komunikojë me shpirtin tënd. Sa të jem gjallë do të vazhdosh të jesh mendimi im i parë, çdo ditë" .  Hetimi për vrasjen i është besuar ekipit të komisariatit të Oristanos. Pritet edhe autopsia e trupit të  13-vjeçares.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH