Eshtë ekzekutuar mëngjesin e sotëm 32 vjeçari Albi Bashaliu, në fshatin Gjoçaj të Peqinit
Policia tha në informacionin paraprak shpërndarë për mediat se “në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë”.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve”, tha policia.