Aktualitet

E drejta e opozitës në Kukës, Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PD-së së drejtuar nga Basha

Shkruar nga Liberale
E drejta e opozitës në Kukës, Kolegji Zgjedhor pranon

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Tiranës ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, duke kërkuar nga Komisionit i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, që të shqyrtojë kërkesën e selisë blu brenda dy ditëve në lidhje me anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet e pjesshme në Kukës.

Partia më e madhe opozitare e drejtuar nga Lulzim Basha kundërshtoi në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sipas të cilit, kjo parti kishte të drejtë të propozonte vetëm një anëtar në komisionin zonal zgjedhor për zgjedhjet në Kukës.

Ndërkohë Partia e Lirisë si parti kryesore e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” fitoi të drejtën që të propozonte 2 anëtarë të KZAZ-së Kukës, kurse Partia Socialiste 3 anëtarë. Ky vendin i KQZ u bazua në rezultatet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku Partia Demokratike doli forcë e tretë në rang kombëtar. Por PD nuk bie dakord që Partia e Lirisë të konsiderohet si partia më e madhe opozitare pasi sipas tyre konfuzon demokratët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH