Aktualitet

"E dinë që ka gjëra të mëdha për Shqipërinë", ambasadorja Yuri Kim: SHBA-të nuk flasin kot për reformën në drejtësi

Shkruar nga Liberale
"E dinë që ka gjëra të mëdha për

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka qenë e pranishme në aktivitetin e organizuar për 110-vjetorin e GJykatës së Lartë.

Ajo tha se, kur SHBA-të flasin për reformën në drejtësi dhe kur insistojnë që Shqipëria duhet të bëhet më mirë, e bëjnë këtë se ne e dimë se ka gjëra më të mëdha për të.

“Unë kam punuar me secilin prej jush ngushtësisht gjatë 3 viteve të fundit dhe ndonjëherë na është dashur që të zhvillojmë biseda të vështira, na është dashur t’i themi gjëra njëri-tjetrit që do kishim preferuar të mos i kishim thënë, por shpresoj që ju do të kuptoni që kur SHBA-të flasin për reformën në drejtësi, kur insistojnë që Shqipëria të bëhet më mirë, e bëjnë këtë si një mik i sinqertë. E bëjnë këtë se ne e dimë se ka gjëra më të mëdha për Shqipërinë. Ndajmë shpresën e popullit shqiptar se mundësitë janë më të mëdha. SHBA-të mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë. Askush nuk është mbi ligjin. Ka gjëra më të mëdha të planifikuara për secilin prej nesh”, tha Yuri Kim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH