Aktualitet

Hetimet/ Shkaku i aksidentit, humbën jetën 22-vjeçarja shqiptare me të birin, motrën e vëllain

Shkruar nga Liberale

Dy familje shqiptare u shkatërruan në aksidentin e mbrëmshëm mes Cadè dhe Villa Gaida, në zonën Reggiano , në Reggio Emilia, kur një makinë që udhëtonte nëpërmjet Emilia drejt Parmës u përplas me një shtëpi të pabanuar, rreth orës 20:00.

Katër prej tyre humbën jetën, të gjithë me origjinë shqiptare. Shane Hyseni, 22 vjeçe, nëna e Mattias Lame, një vit e gjysmë, mbetën të vdekur në aksident (në foto).

Me ta, në të njëjtën makinë, vdiqën 8-vjeçarja Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni, motra dhe vëllai i Shanes, të gjithë banues në Reggio Emilia.

Në timonin e “Fiat Stilo” ishte një 30-vjeçar, bashkëjetues i vajzës dhe babai i fëmijës së ndjerë, tashmë i shtruar në kushte shumë të rënda në terapi intensive. Policia lokale e koordinuar nga Prokuroria po heton për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas hetimeve të para, makina ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, por shkaqet e sakta të përplasjes janë ende duke u hetuar. /Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH