Aktualitet

E dekretoi Meta, Xhaferllari reagon pas betimit të Vorpsit te noterja

Shkruar nga Liberale
E dekretoi Meta, Xhaferllari reagon pas betimit të Vorpsit te noterja

Marsida Xhaferllari është dekretuar nga presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, për të njëjtin vend në Gjykatë janë dy anëtare, Arta Vorpsi, e cila kaloi automatikisht si e përzgjedhur dhe Marsida Xhaferllari.

Ditën e sotme, Vorpsi është betuar si anëtare e Kushtetuese në një zyrë noteriale. E pyetur nag A2 Cnn,  për këtë veprim të Vorpsit, Xhaferllari nuk ka pranuar ta komentojë.

“Nuk preferoj të komentoj. Nuk është në natyrën time të përfshihem në debate, aq më pak për natyrën e pozicionit në të cilin jam dekretuar”, tha Xhaferllari./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH