Kryeministrja e Finlandës nuk e ka fshehur ndonjëherë se i pëlqejnë festat dhe shpesh është fotografuar në festivale .
“Kam kërcyer, kënduar dhe festuar, gjëra krejtësisht të ligjshme. Dhe nuk kam qenë kurrë në një situatë ku kam parë ose njohur të tjerë [duke përdorur drogë],” shtoi ajo.
“Unë kam një jetë familjare, kam një jetë pune dhe kam kohë të lirë për të kaluar me miqtë e mi. Pothuajse njësoj si shumë njerëz të moshës sime”, tha ajo.
Politikanja tha se nuk ndjente nevojë të ndryshonte sjelljen e saj.