Aktualitet

E çuan fëmijën në çerdhe, por e gjejnë më pas në komisariatin e policisë

Shkruar nga Liberale
E çuan fëmijën në çerdhe, por e gjejnë më

Një baba është ankuar për neglizhencë ndaj një çerdheje private në Ano Patisia, Greqi, ku kishte dërguar djalin e tij.

Siç pretendon ai, është thirrur nga policia për të shkuar në departament dhe për të dëshmuar, pasi djali i tij dy vjeçar është gjetur duke u endur në rrugë nga një zonjë që kalonte pak metra larg çerdhes së tij.

Siç pretendon babai, zonja në të njëjtën kohë ka lajmëruar policinë, e cila më pas na ka njoftuar prindërit për ngjarjen.

Së bashku me bashkëshorten e tij kanë nisur menjëherë veprimet ligjore ndaj shkollës private dhe për arsyen se pse fëmijë i tij gjendej jashtë çerdhes, ndërkohë që ata mendonin se e kishin të sigurt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH