Showbiz

E cilësuar si Zhan d'Ark e Ukrainës, 31-vjeçarja bëhet nuse në frontin e parë të luftës

Shkruar nga Liberale
Në atë që duket si një nga vendet më të pazakonta të dasmave, Evhenia Emerald u martua me të dashurin e saj Evheniy Stypaniuk, ndërsa mbronte vijën e parë në Kharkiv nga pushtimi rus. Emerald, një snajpere në forcat ukrainase, ka shpërndarë fotot e dasmës në llogarinë e saj në Instagram. Fotot tregojnë bashkëshortin e saj ushtar dhe të tjerë nga ushtria që i bashkohen ceremonisë së jashtëzakonshme. Snajperja 31-vjeçare u pa e veshur me një fustan të bardhë martese dhe një xhaketë kamuflazhi teksa mbante një armë në dorë. Në foto të tjera, Emerald shihet duke përqafuar ndjenjën e dasmës në pyll, duke e treguar veten si mishërim i rezistencës ukrainase. Nuk duhet të jetë befasi që ajo quhet "Joan of Arc" (Zhan d'Ark) e kombit të saj.
Ajo ishte gjithashtu e bindur se martesa e saj me Stypaniuk nuk do t'i hiqte detyrimet e saj në vijën e frontit të Ukrainës, pasi ata mbrojnë territorin e tyre nga forcat e dërguara nga Vladimir Putin. Dasma u zhvillua në një pyll në Kharkiv më 14 tetor, që është edhe Dita e Mbrojtësve të Ukrainës, një ditë e caktuar për të nderuar veteranët ushtarakë të vendit. Ndërsa çifti shkëmbyen betimet në pyll, Emerald mbajti një buqetë me kallinj gruri në vend të luleve të zakonshme. “Sot u bëra zyrtarisht bashkëshortja e një ushtaraku”, shkruan 31-vjeçarja në rrjetet sociale. Ata u njohën vetëm pak pasi nisi lufta dhe në muajin gusht u fejuan, ndërsa tashmë menduan se kishte ardhur momenti për ta çuar në një tjetër stad lidhjen e tyre. “Për ne, çdo ditë mund të jetë e fundit dhe kështu nuk duam të shtyjmë asgjë për më vonë”./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH