Aktualitet

E cilësoi Bylisin qytet grek, Ceka: Sgarbi kërkon të gjejë belanë

Shkruar nga Liberale
E cilësoi Bylisin qytet grek, Ceka: Sgarbi kërkon të gjejë

Ditët e fundit, publicisti dhe gazetari i njohur italian Vittorio Sgarbi po kalon pushimet në jug të Shqipërisë. Sgarbi nga pushimet e tij në Shqipëri ka publikuar në Instagramin e tij edhe një foto nga Bylisi, të cilin e quan qytet antik grek.

Arkeologu Neritan Ceka, i ftuar emisionit ‘Top Talk’, tha se Zgarbi mendon se kudo që ka teatër është qytetërim grek.

Zgarbi është i një kulture Evropiane, për të cilët çdo gjë, është i kulturuar dhe ku ka teatër e ku ka mure si Bylisi. Ku gjendet një mbishkrim, skulpturë patjetër duhet të jetë greke. Sipas konceptit të vjetër, në edukatën perëndimore, bota antike ndahej në barabarë dhe grekë. Po edhe tek grekët “barbarë” janë ata që flasin ndryshe. Konsiderohen edhe popujt e tjerë që nuk flasin greqisht,” tha Ceka.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje për gazetarin italian, Ceka është shprehur me një shprehje të popullit shqiptarë duke thënë “lere të shkojë se e gjen vetë belanë”

Shqiptari thotë: Lere të iki se do e gjejë vetë belanë. Unë e vlerësoj shumë, por ky s’ka nevojë t’i gjesh belanë se e hap vetë”, tha Ceka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH