Aktualitet

E braktisur në trotuar, konstatohet një valixhe e dyshimtë në Tiranë

Shkruar nga Liberale
E braktisur në trotuar, konstatohet një valixhe e dyshimtë

Një valixhe e braktisur është konstatuar në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH