Aktualitet

E ardhmja e fuqisë amerikane

Shkruar nga Liberale
E ardhmja e fuqisë amerikane

Henry Kissinger

Ishte e pamundur ta ktheje Afganistanin në një demokraci moderne, por kreativiteti diplomatik dhe forca, mund ta kenë mposhtur terrorizmin.

Mësymja talebane në Afganistan përqendrohet në shqetësimin e menjëhershëm të evakuimit të dhjetëra mijëra amerikanëve, aleatëve dhe afganëve të shpërndarë në gjithë vendin. Shpëtimi i tyre duhet të jetë urgjenca jonë prioritare.

Shqetësimi më thelbësor, sidoqoftë, është se si Amerika e gjeti veten përballë faktit të një tërheqjeje e ardhur si pasojë e një vendimi pa shumë paralajmërime apo konsultime me aleatët dhe njerëzit më të përfshirë në Afganistan gjatë 20 vjetëve sakrificë.

Mbi të gjitha, pse sfida bazike në Afganistan, u perceptua dhe prezantua tek publiku si një zgjedhje ndërmjet kontrollit të plotë të Afganistanit dhe tërheqjes tërësore.

Një çështje tjetër ka qenë ajo e kryengritjeve që prej asaj të Vietnamit apo Irakut, të cilat u komentuan për mbi një gjeneratë.

Atëherë kur SHBA-të rrezikonin jetët e ushtarëve amerikane, vendosin në fije të perit prestigjin e tyre dhe përfshirjen me shtetet e tjera, ajo duhej bërë në bazë të një kombinimi të objektivave strategjike dhe politike.

Strategjike, për t’i bërë më të qarta rrethanat në cilat luftohet; politike, për të përkufizuar kornizën qeverisëse për të mbështetur rrjedhoja si brenda vendit ashtu edhe nëpërmjet shqetësimeve ndërkombëtare.

SHBA-të e kanë bërë veten dysh në këto përpjekje për kryengritje, për shkak të paaftësisë për të përkufizuar qëllime të arritshme apo për t’i lidhur ato në një mënyrë që përputhet me procesin politik amerikan.

Objektivat ushtarake kanë qenë shumë absolute dhe të paarritshme. Ndërsa ato politike, shumë abstrakte dhe të pakuptueshme.

Dështimi në bashkimin e të dyjave, e ka përfshirë Amerikën në konflikte pa një pikë përfundimi të qartë dhe ka shkaktuar një shkrirje të brendshme mbi qëllimet e unifikuara, duke sjellë kontroversion brenda kufijve.

Ne hymë në Afganistan me një mbështetje të madhe popullore, në përgjigje ndaj sulmeve që al-Qaeda lëshoi mbi Amerikën nëpërmjet talebanëve të kontrolluar nga Afganistani.

Fushata fillestare korri sukses dhe kishte efektshmëri.

Talebanët mbijetuan thelbësisht në objekte kulti pakistaneze, nga të cilat shkaktonin trazira në Afganistan me asistencën e disa autoriteteve pakistaneze.

Por, ndërsa talebanët largoheshin nga vendi, vëmendja strategjike humbi.

Ne i mbushëm mendjen vetes se rivendosja e bazave terroriste mund të parandalohej vetëm duke e transformuar Afganistanin në një shtet modern me institucione demokratike dhe një qeverie që qeveris kushtetuetshmërisht.

Një sipërmarrje e tillë nuk mund të kishte afat kohor me proceset politike amerikane.

Në vitin 2010, në një mision ushtarak kundër rikthimit të talebanëve, unë paralajmërova mbi një proces kaq të stërzgjatur dhe të bezdisshëm, sa të kthente çdo jo-xhihadist afgan kundër gjithë përpjekjes.

Afganistani nuk ka qenë kurrë një shtet modern. Koncepti i shtetit nënkupton një detyrim dhe centralizim të autoritetit.

Dheu afgan, i pasur në shumë elemente, është i varfër në këtë.

Ndërtimi i një shteti modern demokratik në Afganistan, ku urdhrat qeveritare shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë vendin, implikon një strukturim disa vjeçar, dekadent. Kjo bie ndesh me gjeopolitikën dhe etnoreligjionin esencial të Afganistanit.

Ishte pikërisht copëzimi i Afganistanit, pamundësia e hyrjes dhe mungesa e pushtetit të qendërzuar, ajo që u bë më pas një bazë tërheqëse për rrjetin terrorist.

Pavarësisht faktit se një entitet afgan i veçantë mund të datojë që prej shekullit të XVIII-ë, njerëzit e tij i kanë rezistuar me forcë centralizimit.

Konsolidimi politik dhe mbi të gjitha ai ushtarak në Afganistan, ka vijuar në linja etnike dhe klanore, në një strukturë praktikisht feudale, ku negociatorët e fuqive parësore janë organizatorët e forcave klanore.

Zakonisht, në konflikte midis njëri-tjetrit, këta “zotër luftash”, bashkohen në koalicione parësore kur një forcë e jashtme, si për shembull Ushtria Britanike që i pushtoi në 1839-ën apo Forcat e Armatosura Sovietike në 1979-ën, kërkojnë të vendosin qeveri të qendërzuara aty.

Të dy tërheqjet gjëmëmëdha, ajo britanike nga Kabuli në vitin 1842, në të cilën vetëm një evropian i shpëtoi vdekjes apo robërimit dhe ajo sovjetike në vitin 1989, ishin rezultante të një bashkimi spontan dhe mobilizimi të klaneve.

Argumenti bashkëkohor se afganët nuk duan të luftojnë për veten e tyre, nuk mbështetet nga historia. Ata janë luftëtarë të përgjakshëm për klanet e tyre dhe autonominë tribale.

Në kohë, lufta mori trajta karakteristike të fushatave të tjera kryengritëse, në të cilat mbështetja e brendshme për amerikanët ra në mënyrë progresive në kohë derisa u dobësua.

Shkatërrimi i bazave talebane, praktikisht ishte arritur.

Por, shtetforimimi në një vend të shkalafitur nga lufta, thithi shumë forca të armatosura.

Talebanët u izoluan, por nuk u eliminuan. Prezantimi i formave jo-familjare të qeverisjes, e dobësoi angazhimin politik dhe lulëzoi korrupsionin.

Afganistani kështu, përsëriti forma të mëparshme të revoltës ndaj amerikanëve. Atë që ana kryengritëse e quante si progres, ajo politike e trajtonte si shkatërrim.

Të dy grupet mundoheshin të paralizonin njëri-tjetrin gjatë administrimit të kalueshëm nga një parti tek tjetra. Vendimi i vitit 2009, është një shembull, ku u shtuan disa trupa në Ushtrinë afgane, njëkohësisht me lajmërimin se do të fillonte tërheqja amerikane në 18 muaj.

Ajo që ishte lënë pas dore ishte një alternativë e imagjinueshme duke kombinuar objektiva të arritshëm.

Kryengritja mund të ishte zvogëluar nga shkatërrimi i talebanëve në thjesht përmbajtjen e tyre.

Kursi politik-diplomatik mund të ketë eksploruar një nga aspektet më të veçanta të realitetit afgan: që vendet fqinje – edhe kur janë kundërshtare me njëra-tjetrën apo me ne – ndihen thelbësisht të kërcënuara nga terroristët potencialë të Afganistanit.

A do të ishte i mundur koordinimi i një kryengritjeje të përbashkët?

Për të qenë të qartë, India, Kina, Rusia dhe Pakistani, shpesh kanë interesa të papajtueshme. Një diplomaci kreative, mund të kishte futur në mendjet e tyre masa të përbashkëta për të luftuar terrorizmin afgan.

Kjo është strategjia që Britania ndoqi për të mbrojtur vendin, gjatë kohës kur po i afrohej Indisë, në mes të Lindjes së Mesme, për një shekull, pa asnjë bazë të përhershme, por gatishmëri ë përhershme për të mbrojtur interesat, së bashku me mbështetës rajonalë.

Por, kjo alternativë, nuk u eksplorua kurrë nga amerikanët.

Duke qenë se kishte bërë fushatë kundër luftës, ish-presidenti Donald Trump dhe ai aktual, Joe Biden, vendosën në negocionin për paqe me talebanët, ndaj të cilëve e kishim marrë vetë zotimin, së bashku me aleatët tanë, që t’i zhduknim, që 20 vjet më parë.

Kjo tashmë, kulmoi në atë tërheqje të pakushtëzuar amerikane nga administrata Biden.

Përshkrimi i zhvillimeve nuk i zhduk vendimet e kallura të tërheqjes. Amerika nuk mund të shpëtojë, duke qenë se është çelësi i një faktori ndërkombëtar, për shkka të kapaciteteve historike dhe vlerave që mbart.

Nuk mund ta shmangë këtë gjë, nëpërmjet tërheqjes.

Si të luftosh, limitosh dhe të mposhtësh terrorizmin e amplifikuar dhe mbështetur nga shtete me teknologji të sofistikuar, do të mbetet një sfidë globale.

Duhet të ketë një rezistencë nga interesa strategjike kombëtare, së bashku me çfarëdo strukture ndërkombëtare që mund të krijojmë nga një diplomaci proporcionale.

Duhet të njohim faktin se asnjë strategji apo lëvizje dramatike, nuk është e gjindshme në të ardhmen e afërt, për të nxjerrë jashtë loje këtë rënie të vetëshkaktuar, si për shembull duke marrë përkushtime formale në rajone të tjera të botës.

Nxitimi amerikan do të përfshinte zhgënjimin mes aleatëve, do të inkurajonte kundërshtarët dhe do të qëndiste hutim midis vëzhguesve.

Administrata Biden është ende në ditët e saja të hershme.. ajo duhet të ketë mundësinë për të zhvilluar dhe mbështetur një strategji të kuptueshme dhe të përputhshme me nevojat e brendshme dhe të jashtme. Demokracitë zhvillohen në një konflikt fraksionesh. Ato arrijnë lavdinë duke u pajtuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH