Showbiz

E akuzojnë se nuk foli për tërmetin, aktorja e njohur turke reagon e irrituar: Mos i gjykoni njerëzit

Shkruar nga Liberale
Shumica e personazheve të televizionit dhe medias turke janë sensibilizuar me viktimat e prekura nga tërmetet e fuqishëm që goditën vendin dy javë më parë. Shpesh herë ata e kanë mbajtur larg rrjeteve sociale ndihmën e tyre. Duket se të njëjtën gjë ka bërë edhe aktorja e famshme dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Meryem Uzerli. Ajo njihet më së shumti për personazhin Hyrrem në serialin "Sulejmani i madhërishëm". Së fundmi, aktorja mblodhi ndihma për të prekurit nga tërmeti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "TIME 100" në Dubai, ku postoi disa video dhe foto nga ceremonia. Por ajo që duket se e ka çmendur aktoren, ishte mesazhi i një ndjekësi që e akuzonte se se nuk ndau asnjë fjalë për tërmetet. "Je e pabesueshme, madje Hailey Bieber ka postuar para teje", shkruante ai. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak asaj, duke iu përgjigjur me një mesazh të gjatë, ku ndër të tjera shkruan: "Nuk e kuptoj mesazhin tuaj në kuptimin njerëzor. Kam ndarë një tsory në ditën e parë. Ne kemi mbledhur dhe dërguar para që në orët e para. Ju lutemi mos i gjykoni njerëzit sipas mediave sociale në një situatë kaq tragjike. Vetëm media sociale është një sëmundje, sikur të mos ketë jetë reale. Sepse nuk e di se çfarë po ndodh në jetën reale në sfond."/Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH