Gruaja që u aksidentua pasditen e sotme në Tiranë nga një automjet ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në bulevardin Zhan D’Ark, ku shtetasi M. A., 23-vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar.
E aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spital ku ka ndërruar jetë dhe nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.