Kronikë

Dyshohet se po udhëtonin persona me precedentë, policia i vihet në ndjekje makinës

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se po udhëtonin persona me precedentë, policia i vihet

Policia e Elbasanit dhe Librazhdit i është vënë në ndjekje një makine pasi drejtuesi i mjetit nuk i ka ndaluar patrullës policore në një pikë kontrolli ne Elbasan.

Ndërkohë dyshohet se po udhëtonin disa persona me precedentë penalë dhe menjëherë forcat e policisë së Librazhdit kanë njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, e cila ka angazhuar menjëherë dy patrulla policie.

As thirrjes së tyre për të ndaluar nuk ju është përgjigjur dhe pas kësaj janë angazhuar të gjitha forcat operacionale të Elbasanit, por pa mundur dot ta kapin, për shkak të qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH