Aktualitet

Dyshohet se mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna, familjarët alarmojnë policinë për gjetjen e 75-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna,

Një 75-vjeçar me inicialet N.Ç, banues në Shkodër, dyshohet se mund të jetë mbytur në lumin Buna.

Kanë qenë familjarët e 75-vjeçarit ata që kanë bërë njoftimin në polici.

Njoftimi:

“Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.”- njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet.

Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e të moshuarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH