Aktualitet

Dyshohet se i theu këmbën 3-vjeçares, shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se i theu këmbën 3-vjeçares, shoqërohet në

Edukatorja Majlinda Dhima në kopshtin ‘Stinët’ në Tiranë është shoqëruar në polici 6 ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ku shfaqej duke dhunuar një 3 vjeçare në kopësht, të cilës dyshohet se i ka thyer edhe këmbën.

Dhima po hetohet nën akuzën e 'keqtrajtimit të të miturit".

Mësohet se policia është njoftuar në lidhje me ngjarjen në orën 21:00 të datës 1 nëntor. Që atë natë kanë nisur veprimet për sqarimin e situatës, janë marrë deklarimet e prindërve të vajzës së mitur, të punonjësve të kopshtit dhe drejtuesve të saj.

Burime pranë Komisariatit nr. 1 në Tiranë bëjnë me dije se janë tërhequr të plota të gjitha pamjet e kamerave të kopshtit për të hetuar rastin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH