Kronikë

Dyshohet se është mbytur në lumë, gjendet i pajetë 5-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se është mbytur në lumë, gjendet i pajetë

Një fëmijë 5-vjeç, është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në Kosovë. Burime nga policia bëjnë me dije se i mituri dyshohet të jetë mbytur në lumë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar dyshimet se i mituri ka rënë në lum janë raportuar rreth orës 18:15, ndërsa rreth orës 20:30 ai është gjendur pa shenja jete.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë Borovci.

Ai tha gjithashtu se policia aktualisht po heton mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH