Kosova

Dyshohet se do të vriste anëtarin e një grupi kriminal në Budva, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Malin e Zi

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se do të vriste anëtarin e një grupi kriminal në

Policia malazeze ka arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit një 25-vjeçar shqiptar me iniciale P.XH, me dyshimin se ishte pjesëtar i një grupi kriminal që po planifikonte të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva.

Siç raportojnë mediat në Malin e Zi, P.XH tentoi që të arratisej drejt Shqipërisë, pas arrestimit të një vrasësi me pagesë nga Armenia në Budva, por u ndaluar dhe u arrestua në kufi.

Policia malazeze ka njoftuar se operacioni për arrestimin e vrasësve me pagesë është kryer në rrugën Slovenska plaža, në Budva.

Gjatë kontrollit të automjetit në të cilin ndodhej armeni, u gjetën dy pistoleta "Glock" me kornizë të plotë, si dhe një pistoletë automatike "Scorpion" me silenciator, si dhe dy maska ​​silikoni, si dhe disa, palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH