Aktualitet

Dyshohet se ngacmonte vajzën e tij 18-vjeçare, praga 37 vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se ngacmonte vajzën e tij 18-vjeçare, praga 37

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 18-vjeçare

Në njoftimin e Policisë për mediat, bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi R. M., por nuk jepen detaje për autorin apo ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH