Kronikë

Dyshimi tronditës i hetuesve, pas vrasjes së 37-vjeçares shqiptare në Itali

Shkruar nga Liberale
Dyshimi tronditës i hetuesve, pas vrasjes së 37-vjeçares

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e personit që goditi me thikë shqiptaren Brunilda Halla, nënën 37-vjeçare nga Shqipëria, e masakruar në Vitoria, zona e Raguzës, pak metra para shtëpisë së saj.

I dyshuari, një 32 vjeçar, u identifikua falë kamerave të vëzhgimit, u gjurmua dhe u arrestua pak orë pas vrasjes. Dyshohet për një tjetër emigrant në Itali.

Burri i saj, gjithashtu shqiptar, ka dëshmuar para oficerëve të policisë.

Por tronditja që po del në pah, në orët e fundit, është se ndoshta ky krim nuk ka motive. Sipas informacioneve të para që kanë siguruar mediat italiane, të pa konfirmuara ende zyrtarisht, krimi mund të ketë qenë një gjest i pamotivuar, i improvizuar, ordiner i rrugës, - raporton Liberale.al.

Dëshmitarët e shumtë që e kanë njohur Brunildën, e njohur si Bruna, flasin për një nënë dhe një grua të thjeshtë, me një jetë të rregullt familjare. Bashkëshorti i saj, ndodhej në punë në orën 14:00, në kohën kur ndodhi krimi i rëndë.

Motivi zyrtar i kësaj historie tronditëse sigurisht që do të sqarohet gjatë orëve në vijim. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH