Showbiz

Dyshimi për shtatzëni nxjerr Fjolla Morinën nga qelia

Shkruar nga Liberale
Dyshimi për shtatzëni nxjerr Fjolla Morinën nga qelia

Këngëtarja Fjolla Morina është lënë në arrest shtëpie nga gjykata e Kukësit.

Ajo pretendoi se ishte shtatzënë cka detyroi trupën gjykuese të priste rezultatin e analizës për të marrë një vendim.

Por nga ekoja në maternitetin e Kukësit u vërtetue se një pretendim i tillë ishte i pavërtetë. Në këto kushte togat e zeza vendosën arrest shtëpie për këngëtaren. Ndërkohë dy miqtë e saj do të qëndrojnë për 30 ditë në qeli.

Fjolla u arrestua në pikën kufitare të Morinës, së bashku me dy persona të tjerë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar policia i gjeti një pistoletë me 23 fishekë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH