Aktualitet

Dyshime për seksualitetin e tij? Hugh Jackman dëshiron të paguajë shumë para për të penguar ish-gruan të tregojë sekretet e tij

Shkruar nga Liberale
Dyshime për seksualitetin e tij? Hugh Jackman dëshiron të

Hugh Jackman thuhet se po kërkon një zgjidhje të madhe divorci me ish-bashkëshorten Deborah Lee Farness pasi ata nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore.

Tani, Jackman është i gatshëm t'i paguajë shumë para ish-gruas së tij, nëse ajo kurrë nuk flet për atë që ndodhi pas dyerve të mbyllura të shtëpisë së tyre.

Marrëveshja, me një shumë të konsiderueshme, vjen me një kusht: ish-gruaja e tij duhet të nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti strikte dhe të panegociueshme. Kjo marrëveshje, sipas RadarOnline, është krijuar me kujdes për të mbrojtur detajet private të marrëdhënies së tyre nga shqyrtimi publik.

Sipas burimeve të cituara nga "The National Enquirer", pagesa e ofruar nga aktori i "Greatest Showman" është i kushtëzuar që Deborah-Lee Farnese të respektojë kontratën. Edhe pse nuk dihet se sa do të marrë ish-bashkëshortja e aktorit nëse mban gojën mbyllur, shkrimet e huaja flasin për dhjetëra milionë. Madje raportohet se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me çështje financiare, por fokusohet më shumë në ruajtjen e kontrollit.

Sipas një burimi pranë ish-çiftit, shqetësimi kryesor i Jackman nuk janë paratë, por mbrojtja e sekreteve të tij, pasi ai ka dëshirë t'i mbajë ato të fshehura nga publiku.

"Shqetësimi nuk ishin kurrë paratë, por kontrolli. Ai është një njeri me shumë sekrete dhe nuk dëshiron që asnjëra prej tyre të zbulohet”, pohon burimi.

A është marrëveshja për seksualitetin e tij?

Çifti u nda pas 27 vitesh martesë, ndërsa arsyeja mbetet e panjohur. Në vitin 2003 nisën të qarkullojnë disa thashetheme për seksualitetin e aktorit, ndërkohë që nuk janë të paktë ata që pohojnë tashmë, pas lajmit të marrëveshjes, se ylli dëshiron të sigurohet që Deborah Lee Furness të mos zbulojë sekretin e tij të madh. Por asnjë nga këto nuk konfirmohet apo mohohet për momentin.

Raportet thanë se çifti po kalonte një krizë në martesën e tyre kohët e fundit. “Ata jetonin sikur të ishin ndarë shumë kohë përpara se të shpallnin divorcin”, thotë një burim pranë tyre për US Weekly./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH