Aktualitet

Dyfishohet çmimi i ushqimit tradicional për shqiptarët. Fermerët e zhgënjyer braktisin arat, fasulja po vjen nga Argjentina dhe Egjipti!

Shkruar nga Liberale
Dyfishohet çmimi i ushqimit tradicional për shqiptarët.

Nëse ekonomia nuk fokusohet për të prodhuar aty mundësitë janë më të mëdha, ka të ngjarë që një ditë ajo të mos prodhojë më asgjë. Shqipëria dihet që është një vend bujqësor dhe në vend që të investojë dhe ta shohë me prioritet këtë sektor,  bën të kundërtën përmes politikave aspak lehtësuese, çka ka dekurajuar të rinjtë në zonat rurale gjatë tri dekadave të fundit, të largohen dhe të punojnë në një vend tjetër, në të njëjtin sektor.

Gjatë një vëzhgimi të tregut, është parë se shumë produkte si fasulja, karota, molla apo hudhra, po importohen gjithmonë e më shumë nga jashtë, në krahasim me vite më parë.

Vetëm pak vite më parë ne i plotësonim vetë nevojat e brendshme me prodhimet vendase. Fasulja konsiderohet ushqimi tradicional i shqiptarëve.  Sipas ekspertëve edhe ky produkti po importohet nga jashtë, kryesisht nga Argjentina, Egjipti, apo Turqia, duke mbushur tregun me prodhim të importit.

Sakaq nga emigracioni masiv, prodhimi i paktë i fasules këtë vit, edhe për shkaqe klimaterike po i bën fermerët që t’a shesin atë me çmimin më të lartë historik. Sot, në tregun e shumicës, fasulja arriti çmimin 520 lek/kg dhe pritet të shkojë edhe 600 lek, ndërkohë që vitin e shkuar kjo fasule tregtohej me 250 lekë-300 lekë/kg.

”Fasulja nuk është i vetmi produkt që importohet, është vënë re dhe importi i karotës që dikur e prodhonte në sasi të mëdha Divjaka, është rritur, gjithashtu importi i hurdhës nga Kina” tha eksperti  agrobiznesit Ilir Pilku, i ftuar në Report Tv.

Pilku shtoi se duke bërë një vëzhgim të tregut bujqësor shikojmë një numër të lartë produktesh bujqësore që kanë origjinë importi, dhe veçanërisht: fasulja, karrota, qepa, hurdha, rrushi, kumbulla dhe mandarina. Ai si shumë të tjerë sugjeron vëmendje dhe politika lehtësuese sa më të thjeshta nga ana e shtetit që të kemi mundësi që të stimulojmë fermerët në të ardhmen. Por ky sektor kërkon së pari burime njerëzore të cilët i shtojnë vlerë bujqësisë, dhe jo që t’i shumëzojnë thuajse me zero ato pak fonde që jepen nga BE për zhvillimin bujqësor.

Politikat rregulluese në bujqësi, shtoi Pilku, do të zhvillonin tregun dhe do bënin që fermerët të prodhonin sa më shumë produkte të shijshme vendi, e lidhur kjo dhe me fokusin e mbështetjes së turizmit. Do të thotë se dikush duhet të kujtohet për të gjetur formulën sesi të inkurajohen të rinjtë që i kanë mbetur Shqipërisë, për të qëndruar në vend, para se të shpresojmë të rikthejmë ata që kanë ikur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH