Reforma e pagave ka marrë dritën jeshile edhe në Kuvend.
Me 97 vota pro dhe dy kundër, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancën plenare projektligjin “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.
Nga miratimi i këtij ligji pritet të përfitojnë 130.330 punonjës të administratës, si dhe 250 funksionarë politikë që e kanë pagën të lidhur me presidentin.
Me 93 vota Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. Miratimi i ligjit kërkonte shumicë të cilësuar 84 vota.
Ndërsa projektligji “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi””, që i hap rrugë rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat mori 95 vota pro, 3 kundër, ndërsa 5 deputetë nuk morën pjesë.
Ligji për rritjen e pagave të funksionarëve të lartë u miratua me 95 pro, 3 kundër, 0 abstenim dhe 5 nuk morën pjesë në votim.
Deputetët që votuan kundër ishin Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda. Projektligji për rritjen e pagës minimale është miratuar me 95 deputet pro, 0 absenim 3 kundër dhe 5 nuk kanë votuar.
Po ashtu, Kuvendi ka mundur të miratojë me 93 vota pro ndryshimet ligjore me qëllim rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%.
Mes deputetëve që refuzuan të votonin për rritjen e pagave ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama.