Aktualitet

Dy vëllezërit plagosin kushëririn e tyre për motive pronësie

Shkruar nga Liberale
Dy vëllezërit plagosin kushëririn e tyre për motive

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi kanë plagosur me armë zjarri kushëririn e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtiqen të Kukësit, pas një konflikti për motive pronësie.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

“Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet nw njoftimin e policisw

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH