Aktualitet

Dy tragjedi brenda vitit, djali i vogël vdiq bashkë me të dashurën në aksident, nëna e Altin Hotit: Humba 3 fëmijë!

Shkruar nga Liberale
Dy tragjedi brenda vitit, djali i vogël vdiq bashkë me të

Humbja e dy djemve në pak muaj është një tragjedi e madhe për familjen Hoti në Itali. 22 vjeçari Altin Hoti i cili humbi jetën pak ditë më parë në aksident në Itali së bashku me të dashurën Giulia dhe shokun e tij, ka pikëlluar familjen, të afërmit dhe miqtë.

Sipas Corrriere Della Sera, nëna e tij mes lotësh tha se ka humbur tre fëmijë, përfshirë dhe Giulian. Ajo u shpreh se  Giulia-n e kishte si vajzë. KJo sepse 20-vjeçarja, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen ishte përpjeku për t’i qëndruar pranë të dashurit dhe nënës së tij.

Ndërkohë Sami Binakaj, kryetar i komunitetit kosovar dhe shqiptar të Venezianos u solidarizua me familjet Gjeci dhe Hoti.

"Nuk mund të vdesësh kështu në njëzet vjeç' - thotë ai -. 'Prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre, ne duhet të flasim për këtë në shtëpi. Shpejtësia të merr jetën." Sipas Binakajt, pasioni për makinat tek fëmijët është edhe një mesazh: ‘Një makinë e madhe dhe e shpejtë është paterica e tyre, të ngrihen nga toka, të ndihen më të mëdhenj. Ata nuk e kuptojnë se sa e rrezikshme është’. Të dielën në mëngjes një grup miqsh do të mbërrijnë nga Verona për lamtumirën e fundit: “Me BMW-të tona do të bllokojmë urën për të kujtuar Altinin”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH