Globi

Dy tërmete të forta goditën këtë shtet, ja sa ishte magnituda

Shkruar nga Liberale
Dy tërmete të forta goditën këtë shtet, ja sa ishte

Dy tërmete të forta goditën sot Detin Banda të Indonezisë, sipas Shërbimit Gjeofizik Indonezian.

Lëkundjet e para kanë qenë me magnitudë 6.9 ballë dhe kanë ndodhur në mesditë me orën lokale, ndërsa e dyta ka qenë me magnitudë 6.8 ballë dhe ka goditur zonën në mbrëmje.

Siç u bë e ditur, epiqendra e të dy lëkundjeve ishte në det në një distancë prej 255 kilometrash nga ishujt Tanibar në provincën Makuku dhe në një thellësi prej 45 kilometrash.

Kujtojmë se Indonezia ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik në pikën e takimit të disa pllakave tektonike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH