Dy të mitur janë përplasur nga makina rreth orës 12:10 në Kamzë.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10 në Kamëz automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe.Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore”, – njofton policia.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç po shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./Gazeta Liberale