Showbiz

Dy të martuar pa unaza martese dhe pa dokumente zyrtare, a është një mashtrim i madh?

Shkruar nga Liberale

Duket se martesa mund të realizohet si në për filma,  dhe në këtë rast vlen për para dhe klikime.

Kështu ngjan të paktën martesa e famshme e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, dy banorët e Big Brother.

U tha e stërtha që martesa e Kiara Titos me Luizin Ejllin ishte një gënjeshtër, mirëpo një pjesë e shqiptarëve ende nuk e kanë besuar.

Pas ceremonisë madhështore në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku ishte kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili kurorëzoi dashurinë e çiftit, më media qarkulloi lajmi se kjo martesë ishte e paligjshme pasi këngëtari rezulton i regjistruar në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.

Ndërkohë, sot po qarkullon dhe dokumenti i kalimit të biznesit të Luiz Ejllit nga noteri në një kompani për produksione televizive. Dokumenti i cili është 16 ditë pas martesës, pra më 22 maj 2023, dhe në këtë dokument Luiz Ejlli figuron me gjendjen civile beqar.

Gjithashtu, çifti nuk i ka shkëmbyer unazat dhe kjo ka sjellë dyshime të shumta te fansat.

Luiz Ejlli nuk është parë me unazë martese.

A është martesa e tyre një mashtrim i madh? Edhe nëse pas një fare kohe, çifti deklaron se është divorcuar!

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH