Aktualitet

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

Shkruar nga Liberale

Punimet shkencore të tre studentëve të Universitetit Europian të Tiranës u përzgjodhën mes 32 më të mirave, nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit.

Për të katërtin vit, AADF organizoi  “Research Paper Competition – 4th Edition”. Në kuadër të  projektit “CleanScore”.

UET mori pjesë me punimet e diplomave të tre studenteve të Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit.

Lorena Gosemi studente e nivelit Master në Financë në Universitetin Europian të Tiranës fitoi edhe vendin e parë në këtë konkurs dhe  çmimi i dytë u fitua nga Xhesi Shkreta , studente e nivelit Master në Financë, po në UET. Konkurrentja e tretë nga UET ishte Blerta Molishti, studente Bachelor në Financë, në Universitetin Europian të Tiranës.

Tre studentet konkurruan përballë kolegëve të tyre nga universitete publike dhe private.

Universiteti Europian i Tiranës, i themeluar në 2006 dhe së fundi i velrësuar institucionalisht me notën 10 nga agjencia britanike e sigurimit të cilësisë  QAA, ka ndjekur filozofinë për ta pasur në qendër studentin.

Për këtë, sot UET e ka zgjeruar ofertën akademike me programe studimi në pesë fakultete – Humanitete, Edukim e Arte, Ekonomik, Juridik e Shkenca Politike,  si Inxhinieri, Arkitekturë, Teknologji Informacioni, si edhe Shkenca Mjekësore Teknike – në ciklin Bachelor, Master e Doktoraturë.

Po ashtu, UET ka fokus të fortë ndërkombëtarizimin, duke përshtatur kurrikulat me dijet më të fundit që kërkon tregu botëror, ofron programe të përbashkëta e diploma të dyfishta në bashkëpunim me universitete prestigjioze europiane dhe sjell për studentët e tij tekstet e shtëpive më të njohura universitare, si Oxfort apo Cambridge, etj.  Studentët e UET gjithashtu janë të përfshirë në mënyrë aktive në programet Erasmus+, në shkëmbime studentore në universitete europiane e po ashtu edhe në internshipe të paguara, jashtë vendit. Ata gjithashtu inkurajohen të përfshihen në konferenca shkencore e konkurse, ku shfaqin talentet dhe dijet e përftuara gjatë viteve të studimit, në UET.

Dy studentet fituese, Lorena Gosemi dhe Xhesi Shkreta janë shpallur gjithashtu fituese të vendit të parë e të dytë, respektivisht, për punimet më të mira shkencore në Konferencën Shkencore të Studentëve, DSSH Junior 2021, për Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH