Aktualitet

Dy shpërthime të fuqishme tronditin Lezhën

               Publikuar në : 21:01 - 19/01/21 liberale

Dy shpërthime të fuqishme janë ndjerë në zonën e Lezhës rreth orës 19:40 dhe 19:41 minuta.

Raportohet së shpërthimet janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë.

Policia është vënë në alarm, por ende nuk ka identifikuar specifikisht vendin e shpërthimit.

Zhurma e krijuar ka qene shume e fuqishme sa është ndjere në të gjithë zonën.

Ndërkohë që banorët shprehen se shpërthimi ka qenë i fortë sa u drodhën shtëpitë.

“Ka qenë një goditje e jashtëzakonshme, shtëpia na u drodh. Dolëm menjëherë jashtë dhe për pak sekonda erdhi shpërthimi tjetër. Mendoj se goditja erdhi nga ajri. Kanë shpërthyer në ajër. Ishin dy goditje për pak sekonda. Ne kishim frikë mos vinte ndonjë tsunami. Morëm policinë por na thanë se nuk dinë gjë. Nuk kemi parë gjë” – tha një banor për Report TV.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back