Showbiz

Ja dy shenjat e horoskopit më me fat për sot

Shkruar nga Liberale
Ja dy shenjat e horoskopit më me fat për sot

PESHORJA

Miqësia është një vlerë e çmuar për ju dhe sot do forcohet akoma dhe më shumë. Do kaloni kohë pranë miqve më të mirë. Nëse jeni në një lidhje do keni fatin e madh që partneri do jetë i kuptueshëm dhe nuk do mërzitet për mungesën e vëmendjes. Më e mira është të flisni me të hapur për gjithçka dhe në mbrëmje t’i bëni ndonjë surprizë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do doni vetëm të argëtoheni sa më shumë dhe do preferoni edhe aventurat kalimtare. Në punë shpirti i ekipit do ju çojë akoma më lart. Kolegët dhe klientët do thonë fjalët më të mira për ju. Dini të dini si do jenë paratë? Gjendja do jetë më ë mirë se dje dhe kjo do ju bëjë optimistë.

SHIGJETARI

Sot do jeni shumë intuitivë dhe do ua lexoni shpirtrat atyre që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje do vendosni të hiqni maskat dhe të tregoni fytyrën e vërtetë. Do ndiheni vetë më të çliruar, partneri do ju pëlqejë më shumë dhe do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët do takoheni me disa persona që as nuk i kishin ndeshur ndonjëherë më parë, por që do ua rrëmbejnë zemrën menjëherë. Edhe vetë do habiteni për ndikimin e madh që do kenë tek ju. Në punë do e bëni çdo gjë me qetësi dhe dëshirë kështu që nuk do ju dalin probleme. Do jeni edhe më kreativë se më parë. Financat do jenë të mira edhe pse mund të dobësohen paksa për shkak te disa objekteve të dekorimit që mund të blini.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH