Aktualitet

Dy policë me Covid-19 në Tiranë, karantinohen 17 efektivë

Shkruar nga Liberale
Dy policë me Covid-19 në Tiranë, karantinohen 17 efektivë

Dy punonjës policie në qarkun e Tiranës janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. 7 të tjerë, vetëm në kryeqytet, janë vetëkarantinuar, nga 17 në total në të gjithë vendin. Të prekurit me Covid -19 janë efektivë të Rendit.

Virusin ata dyshohet ta kenë marrë gjatë punës së tyre në terren. Një prej të prekurve ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv. Autoritetet shëndetësore u kanë bërë tamponët edhe kolegëve e disa prej familjarëve të tyre, me të cilët efektivët e prekur nga virusi kanë pasur kontakte ditët e fundit, shkruan Abc News.

Përveç 7 efektivëve të vetëkarantinuar në Tiranë, 6 të tjerë janë izoluar në banesat e tyre në Elbasan, 3 në Korçë dhe 1 në Berat. Punonjësit e vetëkarantinuar kanë pasur kontakte me kolegë e familjarë të infektuar me herët.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH