Aktualitet

Dy policë maqedonas kapen me drogë në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Dy policë maqedonas kapen me drogë në Shqipëri

Dy zyrtarë të policisë, nga Sektori për Krim Kompjuterik në Maqedoninë e Veriut, para disa ditëve janë kapur me drogë në vendin tonë, gjatë hyrjes në Mal të Zi.

Burimet bëjnë të ditur, se bëhet fjalë për marijuanë, paraprakisht të konfiskuar, e cila ishte fshehur nën sediljet e makinës. Nga MPB-ja shtojnë se dy zyrtarët policor tashmë janë kthyer në Shkup.

“Punonjësit e MPB-së nuk kanë lidhje me drogën dhe këtë e ka konfirmuar Prokuroria Publike e Shqipërisë dhe ata tashmë janë kthyer në Shkup, kurse për këtë rast kemi njoftuar edhe Prokurorinë Publike të vendit lidhur me procedurat e mëtejshme për zbardhjen e rastit”.

Sipas sqarimeve të MPB-së, dy punonjësit e Sektorit për Krim Kompjuterik dhe forenzikë digjitale për udhëtimin në Mal të Zi kanë marrë makinën zyrtare “Chrysler Voyager“ nga auto-parku i Ministrisë. Makina u është dhënë nga Agjencia për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar, prej se më parë Drejtoria e Doganave në vitin 2016 e kishte konfiskuar gjatë një aksioni për shkatërrimin e tregtisë me drogë.

Për këtë rast lëndë ka hapur Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që duhet të konstatojë nëse versioni i MPB-së është i saktë dhe në ç’mënyrë marijuana e paketuar ka kaluar nëpër tri institucione dhe nuk është zbuluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH