Aktualitet

"Dy njerëzit që kërcënoi Alqi Bllako, iu tha më lironi ose do flas"

Shkruar nga Liberale
"Dy njerëzit që kërcënoi Alqi Bllako, iu tha më

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se ish-deputeti Alqi Bllako u lirua dje nga Gjykata pasi kërcënoi Edi Ramën dhe Erion Veliaj për dosjen e inceneratorëve.

Dje liruan deputetin, pasi u kërciti dhëmbët Veliajt ose Ramës, “më lironi ose do të flas”, e nxorën dhe e çuan në shtëpi. Bllako i lidhi të atit një rrogë 10-12 milionë euro, sikur të ishte shef i një korporate të madhe“.

Në Memaliaj ku ishte, Berisha foli edhe për primaret brenda PD-së për zgjedhjet lokale. “Unë ndjehem i kënaqur sot para jush, sepse ne hyjmë në këtë fushatë elektorale siç kërkuat ju, ashtu siç premtuam gjatë takimeve me qytetarët në mbarë Shqipërinë.

Ju vetë do zgjidhni përfaqësuesit tuaj, siç zgjodhët kryetarin e partisë, do zgjidhni kandidatin për bashkinë, do zgjidhni këshilltarët. Ju i keni dhënë fund në këtë aspekt pushtetit të kryetarit. Ne duam që ai që votoni të ndjehet i detyruar ndaj jush, jo ndaj kryetarit. Ai duhet ta dijë se pa mbështetjen tuaj, nuk ka vend në karrigen që merr.

Ndaj sjellim në këto zgjedhje ndryshimin e madh demokratik, sjellim primaret ku do votojnë jo vetëm anëtarët e PD, por edhe simpatizantët e PD-së.  Simpatizantët do regjistrohen në nivel seksioni. Do plotësojnë një fishë.

Të shkojnë te seksioni, të plotësojnë formularin, të japë të dhënat dhe është i mirëpritur që të votojë kandidatin për kryetar bashkie. Në këtë mënyrë, ne konkretizojmë një ndryshim të madh” tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH