Globi

Dy motrat ndahen, 14-vjeçarja rrëmbehet nga 5 burra në rrugë

Shkruar nga Liberale
Dy motrat ndahen, 14-vjeçarja rrëmbehet nga 5 burra në

Një 14-vjeçare është rrëmbyer mbrëmjen e së premtes, 7 tetor në Nikea të Greqisë.

Sipas rrëfimit të nënës së saj, Markela, ishte duke ecur me motrën e saj Esmeralda, mbrëmjen e së premtes, kur dy makina i prenë rrugën motrave dhe morën peng Markelën. Siç rrëfen e ëma, nga makinat zbritën pesë burra, dhe pasi neutralizuan Esmeraldën, morën Markelën, e futën me dhunë në makinë dhe u larguan.

Esmeralda e tmerruar shkoi menjëherë në shtëpi, ku i tregoi familjes për rrëmbimin e motrës. Sot bëhen dy ditë nga rrëmbimi i adoleshentes dhe nuk ka ende asnjë gjurmë se ku mund të ndodhet, raporton protothem.gr.

Siç thotë e ëma, kjo nuk është hera e parë që adoleshentja rrëmbehet.

Sipas saj autori ia ka rrëmbyer të bijën 20 ditë më parë, teksa Markela shkonte në shkollë. “Ai e futi në makinë me dhunë, dhe e çoi diku, më pas e la një shesh në një fshat. Vajza ime ishte tmerrua. Edhe këtë herë Markela është rrëmbyer nga i njëjti person”, i tha medias helene protothema.gr, nëna e Markelës, Maria.

https://youtu.be/E9P_f_gGo8E?t=14

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH