Aktualitet

Dy mësuese të gjimnazit në Tiranë rezultojnë me koronavirus

Shkruar nga Liberale
Dy mësuese të gjimnazit në Tiranë rezultojnë me

Instituiti i Shëndetit Publik njoftoi për 33 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin.

Sipas Abcnews, dy ndër rastet pozitive të konfirmuara 24 orët e fundit në Tiranë janë mësuese në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë.

Për shkak të prishjes së godinës, nxënësit e këtij gjimnazi i dhanë provimet tek godina e gjimnazit tjetër “Andon Zako Çajupi”.

ISHP nuk e ka ende të qartë se si janë infektuar dy mësueset, ndërsa abcnews mëson se ato nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës të dhëna nga maturantët gjatë ditëve të fundit.

Shqipëria numëron gjithsej 792 raste aktive në të gjithë vendin, ku 366 prej tyre janë në Tiranë, 150 në Durrës dhe 133 në Shkodër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH