Aktualitet

Dy makina bëhen copash me njëra-tjetrën, shoferët përfundojnë në spital

Shkruar nga Liberale
Dy makina bëhen copash me njëra-tjetrën, shoferët

Dy makina janë përplasur dhe janë bërë copash me njëra-tjetrën këtë pasdite në rrugën Mullet-Elbasan.

Për pasojë shoferët janë plagosur dhe janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.07.2022, në aksin rrugor Mullet-Elbasan, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH