Letërsi

"Dy letra të panjohura të Myftar Gjanës", në Leteratura sot

Shkruar nga Liberale
"Dy letra të panjohura të Myftar Gjanës", në

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Në kopertinë do të gjeni: "Dy letra të panjohura të Myftar Gjanës".

"Myftar Gjana (1960 - 2019), përfaqësues i njohur i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, njeri dhe krijues me integritet, rebel dhe antikonformist, përballës me çdo të keqe, në çdo formë që mund të shfaqej ajo. Po përcjell dy letra të shkruara prej tij para 38 vjetëve. Ai ishte ushtar, unë student.

Nuk mundi të vazhdonte Fakultetin asokohe, për arsye të paarsyeshme: “Për biografi të keqe”. Nuk po u bëj koment letrave. Vetëm se me një qartësi dhe kthjelltësi mendimi, Myftar Gjana sikur i bën një radiografi asaj kohe të pakohë, brenda kufijve të së mundshmes…" , shkruan Petrit Palushi në një shkrim me të njëjtin titull si kopertina.

E më pas do gjeni një shkrim nga Minella Aleksi me titull: "Dashuria për leximin mund të mbillet". 

"Të parët që e kanë kuptuar dhe zbatuar vlerën e padiskutueshme të mbjelljes së edukimit që në moshë të hershme, kanë qenë institucionet fetare.Të tre këta faktorë - lexuesi, teksti, konteksti - janë të bashkuar në ndërtimin e kuptimit gjatë një transaksioni letrar", shkruan autori i shkrimit.

Dhe për ta mbyllur me "Dimensionet e artit poetik të Frederik Rreshpjes", një shkrim nga Bujar Meholli.

"Bota poetike e Rreshpjes është shumë e madhe, e trallisur mes imazheve, perceptimeve, heroizmit e vetmisë, krizave ekzistenciale, dashurisë si melhem për çdo vuajtje e vështirësi", shkruan Meholli. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH