Aktualitet

Dy kandidatët që do të sfidojnë Bashën për kreun e PD-së

Shkruar nga Liberale
Dy kandidatët që do të sfidojnë Bashën për kreun e

Grupimi “Për PD-në” do të shpallë nesër dy kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën për kreun e partisë.

Dy emrat e propozuar janë ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.

Komunikimi i kandidatëve do të shtyhet për nesër për shkak të konferencës për media që pritet të mbajë sot në orën 18:00 ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shpall “non grata” nga DASH.

Deri me 22 maj, kandidatët për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD duhet të paraqesin dokumentacionin në Sekretariatin e Komisionit Zgjedhor të partisë. Zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor sipas parimit “një anëtar një votë”./Panorama

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH