1

Dy javë pa Hueyda El Saied, partneri i bën dedikimin e ndjerë

               Publikuar në : 10:42 - 07/12/21 ro ot

Para dy javësh, artistja shqiptare Hueyda El Saied u shua në moshën 46-vjeçare. E lindur në Shqipëri dhe me origjinë nga Sudani, El Saied jetonte prej vitesh në Luksemburg me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel.

El Saied mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën. Pas lajmit që trishtoi gjithë vendin, ka ardhur një reagim mjaft prekës nga partneri i saj, Thierry.

Përmes një postimi në profilin Instagram të balerinës, ai e ka falenderuar në emër të tij dhe të birit të tyre, Gabrielit. Thierry ka shprehur mirënjohjen e madhe për të gjithë ata që u kanë qëndruar pranë dhe mbështetur në humbjen e tyre.

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi shumë i thellë, por Gabrieli dhe unë do të donim t’ju falënderonim për të gjithë shprehjen e ngushëllimeve dhe gjithë dashurinë për Hueydan që vjen nga vendi i saj Tirana, gjithashtu edhe nga e gjithë bota. Faleminderit. Hueyda u largua si një yll që shkëlqen me kokën lart pas një lufte të ashpër, por jo të barabartë. Ajo tregoi guxim absolut dhe forcë ekzemplare duke luftuar gjithmonë dhe duke mos u ankuar asnjëherë.

Hueyda ngjalli admirimin e të gjithëve, por më shumë të dy fansave të saj më të mëdhenj, Gabrielit dhe mua, dy dashurive të saj. Por, Hueyda, dashuria ime e madhe” ishte më shumë sesa aq dhe ne mund të jemi krenarë për jetën e saj, krijimet e saj, vlerat dhe angazhimet e saj. Hueyda ishte dhe do të jetë gjithmonë artistja që na ka prekur të gjithëve në një kohë apo në një tjetër.

Sepse të takoje Hueydën duhej se pari të ishte familjar me ëmbëlsinë e një gruaje të mrekullueshme, sensitive dhe me një sharm të mahnitshëm. Për mua dhe Gabrielin, Hueyda e kaloi këtë trashëgimi të dashurisë, empatisë dhe mirësisë te ne. Prandaj është gjithë kjo punë që ne do ta vazhdojmë, duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe dinjitoz, siç ajo do të kishte dashur.

Familja jonë e bukur tashmë është e privuar nga pjesa më e bukur. Buzëqeshja e saj, mirësia e saj. Faleminderit nga zemra Hueyda për dashurinë e madhe dhe që më ke bërë një njeri më të mirë dhe mbi të gjithë njëmijë herë faleminderit për dhuratën më të çmuar, Gabrielin, djalin tim për të cilin do ta gëzoj dhe dua me gjithë zemër, fuqi dhe shpirt.

Hueyda, dashuria ime, t’i do jesh e trishtuar që na humbe, por Gabrieli dhe unë nuk do të ndalojmë kurrë së dashuri dhe gjithmonë do të jesh në zemrën tonë. Ne të duam dashuria ime!!! Dhe të urojmë udhëtimin më të bukur në qiellin me yje”, ka shkruar ai.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back