Kryesore

Dy herë përballë Kosovës, historia e veçantë e kameramanit anglez

               Publikuar në : 12:08 - 11/09/19 LP

Kosova luajti mbrëmë kundër Anglisë në stadiumin “St.Mary’s”, e cila u mbyll me rezultatin 5:3 në favor të Anglisë. Një ndeshje plot emocione dhe një detaj i rëndësishëm, që nuk u anashkalua nga mediat.

Në qendër të vëmendjes u vendos kamaramani  Chris James, i cili  mbrëmë xhiroi ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Anglisë.

James kishte qenë dështimar i situatës në Kosovë, pasi që ai vetë kishte xhiruar në territorin e vendit në vitin 1997, siç tregon gazetari i ITV Sport, Gabriel Clarke.

Tani, 22 vjet më pas, James u bë vetë dëshmitar i ngritjes së Kosovës, ashtu siç është cilësuar nga mediat britanike “nga joekzistente në prag të kualifikimit për EURO 2020”, pasi xhiroi në ndeshjen e mbrëmshme.

Megjithatë, kosovarët e shprehën mirënjohjen e tyre për ndihmën e Anglisë në bombardimet e NATO-s përmes pankartave si ajo ku shkruhej “Falë juve, tani ne luajmë kundër juve. Gjithmonë mirënjohës ndaj teje, Anglia jonë e dashur”./Gazeta Liberale

EEH1C8UU4AYuHbv EEH1C8UVUAAYMq6 Screenshot_2-28 (1)
<
>
(Visited 40 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *