Aktualitet

Dy greviste përfundojnë në spital: Po na bëjnë presion me SMS

Shkruar nga Liberale
Dy greviste përfundojnë në spital: Po na bëjnë presion

Vijon në ditën e 21 greva e grave naftëtare në Balsh, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e grevistëve është e rëndë. Dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Sipas grevistëve, kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që ato të lënë grevën.

Ndërkohë, njëra nga naftëtaret e dërguara në spital është me protezë në këmbë. Tjetra e sëmurë nga gjëndrat tiroide. Pasi të marrin mjekim do kthehen prapë në grevë.

“Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”, shtojnë ato.

Burimi: BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH